Zhduket helikopteri i NATO-s në ujërat e Mesdheut midis Greqisë dhe Italisë

Një helikopter ushtarak kanadez raportohet të ketë humbur rreth 50 milje larg ishullit grek të Kefalonia-s.


Lajmi u bë i ditur të mërkurën, fillimisht nga forcat ajrore greke. Kryeministri kanadez Justin Trudeau më vonë konfirmoi incidentin duke thënë se  kishte biseduar edhe me ministrin e tij të Mbrojtjes, Harjit Singh.

“Përditësimet do të sigurohen sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Trudeau, duke thënë se po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit. Po kështu, edhe ushtria kanadeze tha se “përpjekjet e kërkimit vazhdojnë”.

Sipas Forcave Ajrore të Athinës helikopteri Cyclone CH-148 u ngrit nga një fregatë kanadeze si pjesë e disa stërvitjeve ushtarake.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?