Vjosa Osmani kërkon sqarime në Gjykatën e Apelit: Ethem Arifi mund ta humbas postin e deputetit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i është drejtuar sot Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit, ku ka kërkuar informata për rastin e deputetit Ethem Arifi, i cili është i dënuar me 1 vit e tre muaj, nën akuzën për mashtrim në subvencione.

Burime të Gazetës Blic, kanë bërë me dije që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar informata lidhur me këtë rast, duke marrë dëshmi se a mund ta ushtrojë funksionin e deputetit Ethem Arifi.

“Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i është drejtuar sot Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit për të kërkuar më shumë informata për rastin e z.Etem Arifi. Janë kërkuar Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit dhe dokumente të tjera relevante për këtë rast”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Ethem Arifi, është dënuar muaj më parë me 1 vit e 3 muaj burg nga Gjykata e Apelit, nën akuzën për mashtrime në subvencione.

Nëse Arifit i duhet domososhmërisht të heq dorë nga funksioni i tij si deputet i Kuvendit, mund t’i prish punë formimit të qeverisë së re.

Kjo pasi që, LDK tashmë ka zyrtarizuar marrëveshjen me AAK-në dhe sot të njejtën gjë pritet ta bëjë me Nismën

Tutje, AKR e Behgjet Pacollit është shumë afër arritjes së marrëveshjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës, po synon që me këto tri parti dhe votat e minoriteteve të formojë qeverinë e re.

Related posts

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve