Zgjërohet koalicioni qeverisës në Preshevë, Aleanca për Luginën i bashkohet zyrtarisht

Koalicioni qeverisës në Preshevë është zgjeruar sot, duke iu bashkuar edhe Aleanca për Luginën.


Komuna e Preshevës deri më sot është udhëhequr nga koalicioni mes PVD-së, PDSH-së dhe UDSH-së. Edhe pse gjatë procesit për zgjedhjen e Ardita Sinanit për kryetare të Komunës, patën votuar edhe përfaqësuesit e Aleancës për Luginën, ata zyrtarisht nuk kanë qenë pjesë e shumicës që po qeverisin Preshevën.

PreshevaPRESS ka raportuar se problematikat e shkaktuara nga inatet mes udhëheqjes së PDSH-së dhe AL-së, kanë qenë pengesë për përfshirjen e tyre në koalicion zyrtarisht. Për të zgjedhur këtë problem, Sinani i kishte premtuar Aleancës për Luginën pozita udhëheqëse në kuadër të kuotave qe PVD i kishte marrë në ndarjen e pushtetit gjatë themelimit të koalicionit me PDSH-në.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Preshevës, për kundër faktit që koalicioni qeverisës ka 21 vota të këshilltarëve, u pa një krisje kur çdo pikë u votua me 20 vota.

Sot, siç duket nga frika dhe presioni i numrave në Kuvendin e Komunës së Preshevës, koalicioni PVD-PDSH-UDSH është detyruar të zgjerohet edhe Aleancën për Luginën, duke u krijuar kështu një shumicë me 24 vota.

“Kjo marrëveshje simbolizon pajtimin e palëve për të udhëhequr bashkërisht Komunën e Preshevës, në një frymë të respektimit të vullnetit demokratik. PVD do të udhëheqë pozitën e Kryetarit të Komunës për një mandat të plotë katërvjeçar, duke garantuar një drejtim të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve. PDSH do të marrë përgjegjësinë e kryesimit të Kuvendit Komunal, ndërsa Aleanca për Luginën do të mbajë postin e Zëvendëskryetarit të Kuvendit.” ka shkruar Ardita Sinani në Facebook.

Sinani ka lënë të nënkuptohet se është arritur kompromisi që zëvendëskryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Shpëtim Haliti, nga rradhët e PVD-së, në seancën e ardhshme do të shkaktohet, për të hapur rrugën për emërimin e përfaqësuesit nga Aleanca për Luginën në këtë pozitë, gjë që më herët ka dështuar, pasiqë nuk ishte opcion i pranuar nga PDSH.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”