Në Serbi në total nga koronavirusi kanë vdekur 151 njerëz, derisa gjithsej 7779 janë regjistruar si të infektuar me viriusin Sav-Cov2.
Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve me Sav-Cov2, 91 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi . Ora policore për këtë vikend, ka filluar të premten në ora 18:00 derisa do të përfundojë të hënën në ora 05:00.
Javën e ardhshme ora policore do të zgjetet për shkak të festës së 1 majit, kështu që do të fillojë të enjten nga ora 18:00 dhe do të përfundojë të hënën në ora 05:00 në mengjes, është bërë e ditur nga Qeveria e Serbisë.
Pensionistët do të vazhdjonë të shfrytëzojnë kohën prej një ore përgjatë orës policore mes orës 18:00 dhe 01:00, gjatë cilës kohë mundë të shetitin, derisa nga e hëna e javës së ardhshme (nesër), është paralajmëruar kthimi i trafikut urban mes qyteteve.
Qeveria i ka drejtuar Kuvendin të konfirmojë vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Më shumë se 2.9 milion njerëz janë të infektuar në të gjithë botën me koronavirusin Sav-Cov2, derisa më shumë se 200,000 kanë vdekur.