Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut (YIHR) nga Beogradi, organizon punëtori me aktivistë, hulumtues, gazetarë edhe politikan të rinj në lidhje me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, para dhe pas luftës në Luginë.
YIHR do të organizojë punëtori dyditore në Bujanoc me qëllim që të njoftoj të rinjtë e Serbisë me pozitën e pakicës shqiptare në Serbi para dhe pas konfliktit të armatosur në Luginë. Përmes temave të arsimit, përdorimit të gjuhës dhe shumë pyetjeve politike, YIHR synon të njoftoj gazetarët, aktivistët, hulumtuesit dhe politikanët e të rinjve me pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Bujanoc më 29.02 dhe 01.03. synon që akterët aktiv të shoqërisë civile mes moshës 18 dhe 35 vjeç të i njoftoj me situatën e konfliktit të armatosur të vitit 2001, marrëveshjen e Konçulit dhe ligjin për amnistinë e po të njëjtit vit.
Pas punëtorive të ngjashme të realizuara në Priboj, Zrenjanin, Beograd dhe Nish, YIHR organizon këtë punëtori në Bujanoc në kuadër të së cilës do të realizohen disa diskutime dhe ligjërata për pjesëmarrësit të cilët përzgjidhen përmes konkursit i cili është i hapur deri më 25.02.2019. Për më shumë informata rreth konkursit për pjesëmarrje në këtë punëtori mund të informoheni në faqen e YIHR-së në këtë vegëz.