VUÇIQ: DIPLOMAT DHE ÇERTIFIKATAT PROFESIONALE DO TË NJIHEN NË MINI SHENGEN

Kosova dhe Serbia gjatë ditës së djeshme kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë në Washington.


“Edhe pas nënshkrimit të shumë marrëveshjeve për njohjen e ndërsjell të diplomave dhe çertiofikatave asnjëherë nuk ka arritur të implemetohet, por kjo e sotshmja pasi që do të monitorohet nga amerikanët besoj që përfundimisht do të realizohet dhe diplomat do të njihen përveç Beogradit dhe Prishtinës edhe në zonën mini-shengen.” Ka thënë Vuçiq gjatë një adresimi për media.

Kryeministri i Kosovës, Hoti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq në prezencë të presidentit SHBA-vë, Donald Trump e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, me ç`rastdy palët mes tjerash janë pajtuar që të njihen diplomat dhe certifikatat profesionale mes dy shteteve.

Njohja e diplomave të Kosovës ka qenë një prej problemeve kryesore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe problem i cili edhe pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të mëhershme mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka arritur të implementohet. 

Presidenti Vuçiq në një adresim për media, ka shpjeguar se pse nuk është implementuar deri sot asnjë nga marrëveshjet e mëhershme dhe arsyen pse shpreson se do të realizohet sot. Duke folur rreth pikës për njohjen e diplomave dhe çertifikatave profesionale, Vuçiq ka thënë se problemi ka qenë se Kosova me çdo kusht nuk kanë dëshiruar të i pranojnë diplomat e Mitrovicës, duke thënë se janë diploma të sistemit të tyre dhe jo të tonit.3

“Ne me këtë kemi më pak probleme dhe kjo do të thot shumë para së gjithash në fuqinë punëtore në regjion, pasi që njerëzve do të  i mundësohet atë që kanë mësuar, atë që dinë të i njihet në gjithë territorin e “mini shengenit”, por para së gjithash mes Prishtinës dhe Beogradit. Deri më tash kemi nënshkruar shumë marrëveshje por duke mos arritur të i realizojmë, por tash pasi që marrëveshjet do të mbikqyren nga SHBA-të, besoj se do të realizohet” ka thënë Vuçiq  gjatë një paraqitje për media pas nënshkrimit të marrëveshjes. 

Në vazhdim po ju sjellim fjalimin e plotë në lidhje me pikën për njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe çertifikatave profesionale mes Serbisë dhe Kosovës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”