Vuçiç: Të Mërkurën do të heqim gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në emisionin “HitTwitt” sonte se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet të mërkurën për ditën e Shën Gjergjit dhe se ora policore do të hiqet të enjten.


“Ekzistojnë dy kushte për heqjen e orës policore – shtatë ditë me më pak persona të infektuar nën pesë përqind dhe më pak njerëz në respiratorë. I kemi të dy kushtet. E rëndësishme është që të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi hyrë në ofanzivë për rikuperim të përshpejtuar ekonomik, “tha Vuçiq.

Epidemiologu Predrag Kon tha se gjendja e jashtëzakonshme, ora policore si dhe përfshirjen ushtarake për mision civil, por se disa masa do të mbeten në fuqi edhe më tutje.

Vuçiç njoftoi disa ditë më parë se gjendja e jashtëzakonshme do t`mundet të hiqet javën e ardhshme. Ai tha se pas largimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të kishte më as orë policore.

Sikurse tha gjatë ditës së sotshme, drejtorit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Beograd, nëse trendi i zvoglimit të numrit të të infektuarve me koronavirus vazhdon të përparojë, largimi i plotë i masave mund të pritet brenda një ose dy javë. Duke filluar nga nesër, filljnë të punojnë kafenetë dhe restorantet, trafiku hekurudhor dhe rrugor ndërqytetar do të fillojë të funksionojë në Serbi.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”