Volkswagen përgatit modelin ‘Shooting Brake’

Paralajmërimet për një ‘Shooting Brake’ të Volkswagen u shfaqën së pari në 2016, pas premierës së modelit Arteon.


Mediat gjermane tani raportojnë se drejtuesit e Volkswagen i dhanë më në fund ‘dritën jeshile’ një modeli të tillë.

Sipas këtyre raporteve, Arteon Shooting Brake do të prodhohet në fabrikën në Emden, ku tashmë prodhohen Passat Sedan, Passat Variant, Passat Alltrack dhe Arteon “i rregullt”.

Përndryshe, e njëjta fabrikë do të prodhojë modele elektrike Volkswagen bazuar në platformën mekanike MEB të destinuar për automjete elektrike.

Planifikohen gjithashtu edhe modele me energji elektrike shtesë, dhe ndërkohë të gjitha versionet e Passat, Arteon dhe Arteon Shooting Brake do të prodhohen në sallat ekzistuese.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi