VITI 2019 / NGA BUXHETI I PRESHEVËS U AVULLUAN RRETH 70,000.00 € TË MEDIAVE

Komuna e Preshevës ka vendosur që të anuloj konkursin për bashkëfinancim të projekteve të medieve lokale, derisa në kundërshtim me ligjin organizatës joqeveritare “info SUN 2020”, organizatë që ka në pronësi portalin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, në prag të Vitit të Ri të i dhurojë dhuratë prej 1.000.000,00 din., deri tash të konfirmuara dhe dokumentuara nga PreshevaPRESS.


Komuna e Preshevës për të përkrahur punën e medieve në Preshevë, më 21.10.2019 ka hapur Konkurs për projektet e bashkëfinancimit në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, për vitin 2019, duke i vënë në dispozicion 1,000,000.00 din., për të gjitha mediet të regjistruara në Komunën e Preshevës.

Edhe pse me vendimin mbi buxhetin e Komunës së Preshevës për vitin 2019 të datës 18.12.2019 ishin paraparë 8,000,000.00 din., për realizimin dhe përmirësimin e interesit të përgjithshëm në lëminë e informimit publik, kjo vlerë në çdo rishikim të Buxhetit për vitin 2019 përgjysmohej duke arritur që në rishikimin e fundit të buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019-të, të avullohen të gjitha 8,000,000.00 din., të parapara për të përkrahur punën e mediave lokale.

Pjesa e mjeteve të parapara për informimin publik sipas Vendimit të buxhetit për vitin 2019

Rishikimi i parë i Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019

Deri më 25.02.2019, ditën kur është diskutuar dhe votuar Vendimi mbi rishikimin e parë të  buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019, mjetet e parapara për bashkëfinancim të projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit në territorin e komunës së Preshevës, në buxhetin e Komunës së Preshevës kanë qenë në dispozicion shuma e paraparë me Vendimin e buxhetit për vitin 2019 me lartësi prej 8,000,000.0 din. 

Përmes këtij rishikimi të buxhetit vërehet se nga data 01.01.2019 e deri me datë 25.02.2019 nuk është harxhuar ose realizuar asnjë qindarkë për informimin publik.

Pjesa e mjeteve të parapara për informimin publik sipas
Vendimit të rishikimit të buxhetit për vitin 2019 në muajin shkurt

Rishikimi i dytë i Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019

Në muajin korrik, respektivisht më 16.07.2019, në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës sipas të dhënave të paraqitura në Vendimin mbi rishikimin e buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019 del se nga data 25.02.2019 e deri më 31.05.2019 nga mjetet e parapara të Komunës së Preshevës për të bashkëfinancuar projektet për realizimin e interesit në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, janë realizuar 3,000,000.00 din.

Nëse marrim krahasojmë të dhënat që janë dhënë në rishikimin e buxhetit të Komunës së Preshevës në muajin shkurt, dhe të dhënat në rishikimin e buxhetit në muajin korrik, nënkuptohet se brenda periudhës pesë mujore mes muajit mars dhe korrik nga mjetet e parapara për përkrahjen e medieve të regjistruara në territorin e komunës së Preshevës janë realizuar 3,000,000.00 din., edhe pse nuk ka pasur asnjë konkurs për shpërndarjen e tyre sipas kërkimit në faqen e komunës së Preshevës.

Pjesa e mjeteve të parapara për informimin publik sipas
Vendimit mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2019 në muajin korrik

Pra, nga muaji mars deri në muajin korrik sipas të dhënave të paraqitura në Vendimin mbi rishikimin e dytë të buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019, shihet se janë realizuar 3,000,000.00 din., nga mjetet e parapara për të bashkëfinancuar projektet për realizimin e interesit në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës. 

Edhe pse gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë thirrje publike për bashkëfinancim apo përkrahje të projekteve me interes publik në fushën e informimit publik, Komuna e Preshevës ka paraqitur si të realizuara 3,000,000.00 dinar nga gjithsej 8,000,000.00 të parapara me Vendimin mbi buxhetin e vitit 2019.

Rishikimi i tretë i Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019

Tabela e paraqitur në Vendimin mbi rishikimin e buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019 për herë të tretë, është krejtësisht e paqartë pasi që paraqiten sipas kësaj tabele, mjete të parapara për të përkrahur informimin publik për vitin 2019 paraqiten 5,000,000.00 e jo 8,000,000.00 sikur në rishikimet e mëparshme.

Pjesa e mjeteve të parapara për informimin publik sipas
Vendimit mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2019 në muajin tetor

Më pas në pjesën e mjeteve të realizuar paraqiten 3,000,000.00 din. mjete të realizuara mes muajit mars dhe qershor, të cilat janë paraqitur edhe në rishikimin e dytë të buxhetit, periudhë gjatë së cilës nuk ka pasur thirrje publike për shpenzimin e këtyre mjeteve por që janë avulluar pa ndonjë arsyetim.

Derisa në periudhën për tre muajit e fundit (tetor, nëntor, dhjetor) parashihen të realizohen edhe 4,000,000.00 dinar nga buxheti i Komunës së Preshevës për interesin publik në informim, pra për përkrahjen e programeve dhe projekteve të medieve të regjistruara në territorin e Preshevës.

Rishikimi i katërt i Buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019

Në seancën e Kuvendit Komunal të Preshevës të mbajtur më 06.12.2019 kur u votua edhe Vendimi mbi buxhetin e Komunës së Preshevës për vitin 2020, u miratua edhe një rishikim i buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019.

Në materialet e dërguara për këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës në pjesën ku paraqiteshin të dhënat e mjeteve për realizimin e interesit në informimin publik u shkaktua edhe një konfuzion duke paraqitur të dhëna që nuk përputheshin mes vete.

Në pjesën e mjeteve të parapara për realizimin e interesit për informimin publik përmes kontratave për vitin 2019 u paraqitën 4,000,000.00 din., që dallonte me të dhënat e paraqitura në pasqyrën e Vendimit mbi rishikimin e buxhetit të Komunës së Preshevës në muajin tetor që ishte 5,000,000.00 din., e nuk kishte ngjashmëri as me rishikimin e buxhetit në muajin korrik ku paraqiteshin 8,000,000.00 din.

Edhe më tutje në pjesën e realizimit të mjeteve deri në vitin 31.10.2019 u paraqitën 3,000,000.00 din sikurse edhe në dy rishikimet e më hershme të buxhetit duke dëshmuar se nga mjetet e parapara për informimin publik janë avulluar 3,000,000.00 gjatë tremujorit të dytë, mes muajit mars dhe maj edhe pse nuk ka pasur asnjë konkurs publik.

Derisa nga data 06.12.2019 e deri në fund të vitit sipas rishikimit të muajit dhjetor parashiheshin edhe 4,000,000.00 din., për tu shpenzuar në realizmin e interesit publik të informimit përmes shpërndarjes së mjeteve me kontrata.

Konkursin e vetëm për projektet e bashkëfinancimit në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Preshevës, për vitin 2019, Komuna e Preshevës e hapi  në fund të muajit tetor, saktësisht më 21.10.2019 e përmes të cilit parashiheshin shpërndarja e vetëm 1,000,000.00 din., e jo 4,000,000.00 siç ishin parapa me Vendimin mbi rishikimin e buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2019 të votuar në muajin tetor.

Pjesa e mjeteve të parapara për informimin publik sipas
Vendimit mbi rishikimin e buxhetit për vitin 2019 në muajin dhjetor

Mirë po gjatë seancës së fundit të Kuvendit Komunal të Preshevës, kryetari Arifi e paralajmëroi anulimin e Konkursit të hapur më 21.10.2019, veprim ky që u formalizua më 12.12.2019 përmes Vendimit të Këshillit Komunal.

Kështu që deri më tani, Komuna e Preshevës nga parashikimi 8,000,000.00 për përkrahjen e mediave të regjistruara në territorin e komunës së Preshevës, ka shpërndarë vetëm 1,000,000.00 din. përmes ndërmarrjeve publike siç është Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Qendra Sportive “Presheva” duke ia dedikuar portalit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit dhe duke u avulluar rreth 7,000,000.00 din. të tjera të parapara me Vendimin mbi buxhetin të Komunës së Preshevës për vitin 2019 të datës 20.12.2018.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/