Visar Memeti kandidat i APN-së për kryetar në zgjedhjet e 2 qershorit në Preshevë

Dega e Alternativës për Ndryshim në Preshevë, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Përgjithshme dhe Këshillit Qëndrorë, ka votuar unanimisht për bartës së Listës Zgjedhore të Alternativës për Ndryshim për zgjedhjet e 2 qershorit, kryetarin Visar Memetin për kandidat për kryetar të Komunës së Preshevës.


Strukturat e APN, njëzeri dhanë besimin që Visar Memeti t’i prij procesit në zgjedhjet e 2 qershorit në emër të kësaj partie.

“Duke e ditur fuqinë që ka besimi i mijëra qytetarëve që përqafuan NDRYSHIMIN prej kohësh, dëshira për të qenë të bashkuar e parimor veç shtohet, ndërsa ne edhe këtij procesi do t’i prijmë si çdoherë faqebardhë!” thuhet në njoftimin e APN-së të publikuar në facebook.

Për kandidimin e Memetit për kryetar në zgjedhjet lokale në Preshevë, ka reaguar edhe ishkryetari i APN-së, Shqiprim Arifi.

“Mbajeni në mend këtë emër – Visar Memeti, kryetari i ardhshëm i Preshevës” ka shkruar ai në postimin e tij në facebook të shoqëruar me një foto të Memetit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”