Vietnami dënon me vdekje dy ish-ministra të korruptuar

Dy ish-ministra vietnamezë të Informacionit janë akuzuar për korrupsion, një krim i dënueshëm me vdekje në vendin aziatik.


Nguyen Bac Son, ministër Informacioni nga 2011-2016, u akuzua për “shkelje të rregullores në menaxhimin dhe përdorimin e kapitalit të investimeve shtetërore” dhe për “mitmarrje”.

Truong Minh Tuan, që në fillim ishte zëvendës i Son-it dhe më pas e zëvendësoi atë në postin e tij, derisa u pezullua korrikun e kaluar, u akuzua për të njëjtat krime.

”Son pranoi se kishte marrë tre milionë dollarë ryshfet për lehtësimin e një marrëveshjeje të anuluar, nëpërmjet të cilës MobiFone fitoi 95% të firmës televizive me pagesë AVG”, sipas policisë.

Tuan, pranoi se kishte marrë 200 mijë dollarë, nga ish-drejtuesi i AVG-së, Nhat Vu.

Marrëveshja shkaktoi një humbje prej 307 milionë dollarësh në buxhetin vietnamez.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?