Video / Paralajmërohet bllokimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Preshevë

Sërbët lokal gjatë ditës së djeshme kanë bllokuar rrugën në Rudarë për të gjitha automjetet e Kosovës të drejtuara nga shqiptarët drejt Serbisë. 


Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë zhvilluar këtë të hënë një protestë në afërsi të pikës kufitare të Merdares, ku kanë bllokuar përmes vendosjes së kamionëve autostradën që lidh Kosovën me Serbinë.

Sipas mediave të Kosovës, organizator i bllokadës është shoqata e serbëve të shpërngulur nga Kosova. Kalimi është i bllokuar për të gjitha veturat, ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të pengohet kalimi i veturave që drejtohen nga shqiptarë të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje udhëtarëve që, për shkak të bllokimit të rrugës, të përdorin pikëkalimet kufitare tjera për qarkullim.

Të tjerë pjesëmarrës kanë thënë se do të vazhdojnë bllokimin e të gjitha rrugëve që dërgojnë në Kosovë përfshirë edhe atë në Muçibabë të Preshevës.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak