Vdes këngëtarja legjendare Tina Turner

Tina Turner – një nga vokalistët më të mëdhenj të rock-ut dhe interpretueset më karizmatike – ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka konfirmuar zëdhënësi i saj.


“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, thuhet në deklaratë.

Ylli i lindur në ShBA ishte një nga këngëtaret më të mëdha të rock-ut, e njohur për një varg hitesh, duke përfshirë “The Best”, “Proud Mary”, “Private Dancer” dhe “What’s Love Got to Do With It”.

Ajo gjeti famë për herë të parë në vitet e 60-ta së bashku me ish-bashkëshortin Ike Turner, me këngën klasike “River Deep, Mountain High”, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Abuzimi në familje u dokumentua në një film biografik të Hollivudit të vitit 1993 me aktore Angela Bassett, që fitoi tre çmime Oscar.

Historia e saj e jetës u përjetësua gjithashtu në një shfaqje të njohur në West End që vazhdon ende.

Related posts

Pas Ulqinit, Shkupit dhe Korçës, ekspozita “Arti pranë qytetarëve” në Preshevë

Biblioteka në Prizren dhe në Elbasan dhurojnë libra për fëmijët e Preshevës

Shtëpia e Kulturës në Preshevë shënon 80 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe

/