VALON GASHI NGA BUJANOCI EMËROHET KËSHILLTARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË ZVICËRR

Ish gazetari i RTV Bujanocit dhe TopChannel me prejardhje nga fshati Turi, Valon Gashi, është emëruar këshilltarë në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicërr.


Lajmin e ka bë të ditur vet Gashi përmes një postimi të publikuar në ptofilin e tij në facebook, të bashkanfjitur me një fotografi të përbashkët me Ambasadorin shqiptarë atje, shkëlqësinë z.Ilir Gjoni.

Postimi i plotë i Valon Gashit në facebook:

Berna eshte qyteti ku tashme i sherbej vendit tim. Nje stacion i ri sherbimi per Atdheun tim.
Dite te reja, sfida te reja. I vetmi mbetet preokupimi per shtetin dhe njerezit e kombit tim.

Bashkë me Ambasadorin z. Ilir Gjoni

Në lidhje me emërimin e Gashit ka reaguar edhe Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Ragmi Mustafa, duke e falemnderuar Ministrin në detyrë për Evropë dhe punët e jashtme, Gent Cakaj.

Ai përmes këtij postimi ka thënë se Gashi ka detyrën e veçant dhe se do të përkujdeset për ballafaqimin e sfidave në bashkëpunim dhe përmes përkujdesit të diasporës së Luginës atje.

Në vazhdim postimi i plotë i Ragmi mustafës në lidhje me emërimin e Gashit: 

Një super lajm! 🇦🇱

Përfundimisht edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës bëhen pjesë aktive e diplomacisë shqiptare.

Një falënderim me mirënjohje të veçantë për Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Si pjesë e ndërmarrjes strategjike e programatike për të forcuar rrolin e Luginës së Preshevës në diplomaci është emëruar Valon Gashi si këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Zvicër.

Me detyrë të veçantë për përkujdesjen e diasporës së Luginës të Preshevës, mundësi më afër vendlindjes dhe mekanizëm për të trajtuar sfidat me të cilat ballafaqohen.

Shumë shpejt edhe emërime të tjera nga Lugina.

Urime !

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”