Ushqimet që duhet të hani për një shikim më të mprehtë

Nëse ndiheni të lodhur përpara kompjuterit, dhimbjen e kokës mund t’jua shkaktojë shikimi i dobët. E nëse nuk bindeni se nuk keni nevojë për syze, ndoshta duhet të ndëërhyni pak në regjimin ushqimor duke përfshirë më tepër ushqime që do të ndikojnë pozitivisht në shikimin tuaj.


Karotat, perimet dhe frutat në ngjyrë portokalli

Frutat dhe perimet portokalli duket se mbartin fuqinë të mprehin shikimin tonë. Falë betakarrotenit dhe vitaminës A, këto fruta apo perime kontribuojnë në shëndetin e syrit.

Jeshillëqet

Perimet me gjethe jeshil janë të pasur në luteinë dhe zeaxanthin, antioksidantë të fuqishëm që ulin ndjeshëm rreziqet që mund të prekin sytë.

Veza

E verdha e vezës është burimi shumë i mirë i luteinës, zeaxanthinës dhe zinkut që sëbashku mbrojnë syrin nga problemet e ndryshme që prekin retinën e jo vetëm.

Qitroja dhe luleshtrydhet

Sipas ekspertëve frutat e pasura me vitamin C janë shumë të mira për shëndetin e syrit.

Bajamet

Ky frut i thatë është i pasur në vitamin E , e rëndësishmë për shëndetin e syve. Një grusht me bajame siguron gati gjysmë dozë të vitaminës E.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi