Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kosovë, ai do t’i takoj të gjithë liderët e vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj do ta vizitoj shtetin e Kosovës, kjo është vizita e parë që Cakaj e bënë pas formimit të Qeverisë së re.
Gazeta Metro mëson se ministri shqiptar, Cakaj sipas agjendës së tij, do të takohet me të gjithë liderët e shteti të Kosovës si dhe me homologun e tij, Glauk Konjufcën.
Cakaj do të takohet me presidentin, Thaçi, kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamentaren Osmani si dhe homologun e tij, Glauk Konjufcën.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e ka konfirmuar përmes një komunikate, ku thotë se Ministri Cakaj, nesër do ta takoj homologun e tij, Glauk Konjufcën. Takimi me Konjufcën do të mbahet në ora 10:00 në ndërtesën e MPJ’së.
Komunikata e MPJ’së:
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca. Takimi mbahet të mërkurën (nesër), datë 19 shkurt 2020, ora 10:00, në ndërtesën e MPJ-së.