Unioni i Studentëve të Luginës në Kosovë kanë protestuar para zyrës së BE-së në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme (më datë 16.01.2024) me praninë e ‘Unioni për Studentët e Luginës së Preshevës në Kosovë’ , ‘Parlamenti Studentor ‘organizoi protestën para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për shkak të vështirësive të studentëve shqiptarë në Luginë.


Studentët kërkuan njohje të diplomave dhe zbatim të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa përmenden vështirësitë e shqiptarëve për t’u punësuar në institucione të Serbisë.

“Mosnjohja e diplomave, sikurse edhe pasivizimi i adresave, tregon për pengesat dhe vetëm pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, mijëra studente shqiptarë nga Lugina kanë ndjekur studimet në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet e tjera publike e private të Kosoves”, deklaroi Diellza Kastrati studente nga Lugina!

Me mbi 250 studentë nga Lugina që janë aktiv në Univeristetin e Prishtines u kërkua e drejta që edhe këta student lirshëm të kontribojnë në Luginë, ngase aty është jeta dhe vepra e tyre!

Unioni për Studentët e Luginës së Preshevës në Kosovë falënderon Parlamentin Studentorë për bashkpunim, duke potencuar se ndihma e tyre ndaj padrejtësive që i bëhen studentëve të Luginës merr një kahje drejtë shpresës për zgjidhjen e këtyre problemeve!

Teksti dhe fotografitë janë marrë nga llogariae këtij unioni në facebook.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”