TIRANA U JEP 30 MIJË EURO SHQIPTARËVE NË LUGINË PËR TË BLERË ABETARET

Qeveria shqiptare miratoi dje dhënien e një kontributi prej 30 mijë eurosh për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi për t’u përdorur nga shqiptarët në Luginën e Preshevës për blerjen e teksteve shkollore për shkollat shqipe.


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhënien e kontributit financiar, në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) euro ose kundërvlerën e saj në lekë, për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, për t’u përdorur për blerjen e teksteve shkollore për shkollat shqipe.
  1. Kundërvlera në lekë e shumës së sipërpërmendur të transferohet në formën e transfertës në llogari të përfituesit, nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2020, miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë”, “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”, “Sporti” dhe “Rinia”.
  1. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”” thuhet në vendim./ db/Abcnews.al

Related posts

Reagon Sinani, mirëpret kërkesat e parashtruara në Bruksel 

Bislimi në Bruksel kërkon zgjidhje për bllokimin fondeve nga Kosova për bujqit në Luginë

CeSID prezenton raportin për “Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Bujanoc dhe Preshevë”

/