Të rinjtë e Bujanocit do të mësojnë programim, hap drejt të ardhmes digjitale

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, njoftoi sot fillimin e një projekti të rëndësishëm për të rinjtë e komunës, në bashkëpunim me drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo.


Ky projekt synon të ofrojë trajnime praktike në fushën e programimit dhe teknologjisë digjitale për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, duke u mundësuar atyre të përvetësojnë njohuri që i bëjnë më konkurrues në tregun e punës moderne.

“Me këtë iniciativë, ne synojmë të mbështesim të rinjtë tanë dhe të ndërtojmë një Bujanoc më të zhvilluar dhe më inovativ,” ka shkruar kryetari i Bujanocit, Arber Pajaziti, duke theksuar rëndësinë e investimit në aftësitë digjitale si një hap strategjik për të ardhmen e komunitetit.

Projekti pritet të fillojë gjatë javëve të ardhshme, dhe të rinjtë e interesuar do të kenë mundësinë të regjistrohen për të marrë pjesë në trajnimet që do të organizohen në institucionet arsimore të komunës.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, duke kontribuar në rritjen e mundësive për punësim dhe zhvillim personal në Bujanoc.

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë