Të premten mbahet seanca e pestë e Kuvendit në Bujanoc

Kuvendi i Komunës së Bujanocit, të premten do të zhvillojë punimet në kuadër të seancës së pestë.


Në seancën e pestë të Kuvendit të Komunës së Bujanocit janë paraparë të diskutohet për 18 pika të ndryshme të rendit të ditës.

Përveç debatit rreth pikave të rendit të ditës të parapara për këtë seancë, pritet të ketë debat të ashpër në lidhje me vizitën e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë në Bujanoc ditë më parë, dhe dokumentit 10 pikësh që Arbër Pajaziti i dorëzoi ministrit të Serbisë Demo Berisha.

Ky dokument ka nxitur debat në sferën publike në Luginë duke përfunduar në fyrje dhe akuza mes udhëheqësve politik të Bujanocit.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh