Sveçla pritet të vizitojë Luginën e Preshevës

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, të enjten do të vizitojë Luginën e Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.


Sveçla do të vizitojë sot komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje si dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë.

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/