STUDENDJA NGA LUGINA FITON PËR ESEN MË TË MIRË NË SHKUP / FOTO

Anita Bajrami nga Tërnoci i Bujanocit,  studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup është dekoruar për esen më të mirë.

Në Shkup dje është hapur  edicioni i  pestë i  Javës Evropiane “Ditët e Evropës”, të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare dhe politike, në komunën e Çairit.

Në këtë ngjarje morrën pjesë,  Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje  evropiane, Bujar Osmani, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Ylber Sela, drejtor i Institutit.Kjo ngjarje po shënohet me aktivitete të ndryshme.

Me këtë rast eseja më e mirë është zgjedhur ajo e Anita Bajramit nga  Tërnoci i Bujanocit studente në Universitetin Ndërkombëtar në Shkup. Ajo është studente në drejtimin marëdhënie me publikun.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh