Zjarre të fuqishme kanë përfshirë Spanjën kanë shkatërruar mbi 6500 hektarë në verilindje të Spanjës që është duke u përballur njësoj si gjithë Europa me një të nxehtë ekstrem.
Zjarri që kishte filluar dje në mesditë në një pulari industriale pranë fshatit La Torre del Espanyol në provincën Tarragone, në Katalonjë ka sjellë mobilizimin e 350 zjarrfikësve dhe 230 ushtarakëve, si dhe rreth 15 njësi ajrore.
Sipas shërbimeve të agjencisë pyjore në Katalonjë, origjina e zjarrit vjen për shkak të shfrytëzimit të shpendëve ose nga akumulimi i glasave të pulave që është fermentuar dhe shndërruar në një zjarr të papritur për shkak të temperaturave shumë të larta.
Sipas shefit të zjarrfikësve Antonio Ramos, një zjarr i kësaj madhësie në këtë rajon ka rënë vetëm 20 vite më parë.