Sot seanca e Kuvendit – disa këshilltarë do të deklarohen për mospjesëmarrje

Edhe pse PreshevaPRESS gjatë ditës së djeshme raportoi për deklarimin e disa këshilltarët e Kuvendit të Preshevës, ajo nuk ndodhi për arsye organizative.


Nga të njëjtat burime, PreshevaPRESS ka konfirmuar se komunikimi publik i njërit prej këshilltarëve do të ndodh sot, ara fillimit të punimeve të seancës së Kuvendit të Preshevës, saktësisht në orën 8:30, derisa disa të tjerë në orën 9:00.

Sipas konfirmimeve që ka marrë PreshevaPRESS, komunikimi i këshilltarëve që do të deklarohen sot para fillimit të punimeve të seancës së Kuvendit, ka të bëjë me refuzimin e pjesëmarrjes në këtë seancë, si pasojë e situatës së shkaktuar në Preshevë nga koalicioni APN-LR.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh