Sot nuk do të ketë ndërprerje të ujit në Bujanoc, shtyhen punimet në rrjet

Ndërprerja e paralajmëruar e ujit në Bujanoc dhe rrethinat e tij nuk do të ndodhë sot, bëhet e ditur nga Ndërmarrja Publike “Komunalia” në Bujanoc.


Vonesa ishte për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, kështu që punimet e planifikuara në rrjetin e ujit do të kryhen të enjten, përsëri nëse moti lejon.

Kompania e shërbimeve ka njoftuar se uji do të ndërpritet në Bujanoc dhe rrethinat e tij nga ora 7:00 e mëngjesit.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh