Sot fillon kontroll i shtuar nga Policia në trafik, fokusi tek përdorimi i telefonit gjatë vozitjes

Nga data 6 deri më 12 tetor, Drejtoria e Policisë Rrugore e Ministrisë së Brendshme do të zbatojë kontrolle të shtuara ndaj shoferëve dhe këmbësorëve që përdorin telefona celularë apo kufje gjatë lëvizjes në trafik.


Ky aksion është pjesë e fushatës ndërkombëtare “Focus on the Road”, e iniciuar nga rrjeti evropian i Policisë Rrugore – ROADPOL, dhe po zbatohet njëkohësisht në 34 vende të Evropës.

Sipas statistikave, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidentit deri në 20 herë. Autoritetet rikujtojnë se përqendrimi në rrugë dhe reagimi i shpejtë shpëtojnë jetë – prandaj apelojnë: “Duart në timon, sytë në rrugë – lini telefonin për më vonë!”

Related posts

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë