Sot është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.


Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.

Në shumë vende të botës, politikanët mbajnë fjalime, veçanërisht ata përgjegjës të departamenteve qeveritare që përqendrohen tek të moshuarit. Radiot, televizionet apo gazetat botojnë intervista me të moshuar për çështje të tilla si, arritjet që kanë bërë për të krijuar një shoqëri më të mirë.

Kjo ditë zakonisht është e mbushur edhe me shumë aktivitete të tjera, në shkolla dhe institucione të ndryshme tregohen materiale promovuese për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Gjithashtu organizohen aktivitete të fokusuara në mjedis, shëndetësi, arsim apo shërbime komunitare në respekt të moshës së tretë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila është autoriteti drejtues dhe koordinues i OKB-së për çështjet e lidhura me shëndetin, ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e ndërgjegjësimit të publikut për këtë ditë.

Diskutimet janë përqendruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më përfshirëse për personat e moshuar në fuqinë punëtore.

Në vitin 2002 Asambleja e dytë Botërore mbi Plakjen në Madrid miratoi Planin e Veprimit Ndërkombëtar për Plakjen për t’iu përgjigjur mundësive dhe sfidave të plakjes së popullsisë në shekullin e 21-të dhe për të nxitur zhvillimin e një shoqërie për të gjitha moshat.

Imazhet e njerëzve të moshuar nga kultura të ndryshme dhe prejardhje nga mbarë bota janë përdorur në mjetet promovuese të OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve prej 1 Tetorit të vitit 1991.

Ndërkaq në Kosovë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, me moton “Rrugëtimi drejt barazisë moshore”.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi