Mbyllet një nga burgjet më famëkeqe në Meksikë ku janë kryer shumë vrasje

Autoritet meksikane kanë mbyllur një nga burgjet më famëkeqe, brenda të cilit tre vite më parë kanë humbur jetën afro 50 të burgosur.


Guvernatori i shteti Nuevo Leon Haime Rodriguez, ka deklaruar se në vend të burgut “Topo Chico” do të hapet arkivi shtetëror.

Brenda këtij burgu në konfliktet mes dy fraksioneve të narko-kartelit Zeta, kanë humbur jetën 49 të burgosur gjatë shkurtit të vitit 2016.

Autoritetet e sigurisë kanë gjetur brenda burgut qeli VIP me sauna, sisteme për ajër të kondicionuar, frigoriferë, akuarium dhe banak për pije.

Rodriguez ka bërë të ditur se administratat e mëparshme nuk kishin arritur të bëjnë asgjë sa i përket burgut, edhe pse e dinin se është i mbingarkuar dhe jashtë kontrollit. 

Related posts

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike