Sistemi arsimor në Serbi nga shtatori me ndryshime të shumta

Foto: Facebook

Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Serbisë, ka miratuar një sërë masash me qëllim të përmirësimit të sistemit arsimor në Serbi dhe parandalimit të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe mësuesve.


Për herë të parë në historinë e arsimit serb, sipas ligjit të ndryshuar, një nxënës do të mund të pezullohet për pesë ditë, aftësitë e tij do të vlerësohen dhe përfshihen në mesataren nga klasa e dytë, për sulmin ndaj një zyrtari në një institucioni arsimor ai do të mund të marrë deri në tre vjet burgim dhe në vend të 30, në një klasë do të qëndrojnë maksimum 28 nxënës.

Është gjithashtu e re që prindërit do të mund të vlerësojnë mësuesit. Nëse të paktën gjysma e prindërve besojnë se mësuesi shkel rregullat, ankesa shkon te drejtori për vlerësim dhe mësuesi nuk përballet me ndëshkim, por edukim dhe këshillim.

Related posts

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve