Konflikti mes djemve të mixhës që përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre në Ferizaj

Një vrasje ka ndodhur dje në fshatin Balaj të Ferizajt.


Lidhur me këtë ngjarje tragjike, mëngjesin e sotëm policia ka dhënë detaje.

Organet bëjnë me dije se viktima dhe dorasi janë kushërinj mes vete.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, rasti ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.

“Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Nga hetuesit dhe krimteknikët është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërsa edhe i trupit të viktimës, si dhe janë intervistuar dëshmitarët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka thirrur policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij. Ai është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, në Sektorin Rajonal të Hetimeve.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës I.R. (M/K), i lindur në vitin 1987, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa i dyshuari B.R. (M/K), i lindur në vitin 1974, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe:

  • Një pushkë gjahu me 72 fishekë;
  • Një pushkë ajrore.

Related posts

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj për integrimin, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së

Nga tymosja e duhanit e deri te frika e Hashim Thaçit: Krejt çka tha James Rubin deri më tash në Hagë