SINANI: UROJ QË NË NJË TË ARDHME SHUMË TË AFËRT T’I JEMI BASHKANGJITUR KOSOVËS

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizon sot Konferencën Mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.


Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh në nisje të konferencës se, roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor

“Sot filluam me Konferencën e Tiranës. Kjo konferencë do të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni në baza vjetore me qëllim të krijimit të platformave të përbashkëta veprimi dhe bashkërendim të qëndrimeve politike në shërbim të afirmimit të të drejtave kombëtare!”, theksoi ai.

Në konfernecën mbarëkombëtare po marin pjesë edhe udhëheqësit dhe përfaqësuesit politik të Luginës si Shaip Kamberi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Arifi, Ardita Sinani, Sami Salihu dhe Ragmi Mustafi.

“Në periudhën e pas konfliktit të armatosur në Luginë, atëherë kur fokusi i institucioneve ndërkombëtare ishte më i madh se zakonisht, shteti serb për shkak edhe të presionit të tyre kishte nënshkruar disa marrëveshje me të cilat parashihej integrimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, por edhe realizimi i të drejtave elementare që e njeh çdo konvent ndër- kombëtare siç është përdorimi zyrtari simboleve, gjuhës dhe shkrimit shqip. Mirëpo këto marrëveshje sot e kësaj dite janë tepër larg realizimit.” tha mes tjerash nënkryetarja e PVD-së për Preshevë, Ardita Sinani, në fjalën e sajë gjatë konferencës mbarëkombëtare “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor” që po mbahet sot në Tiranë.

Në vazhdim po ju sjellim fjalimin e plotë të znj.Sinani.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”