Sinani për punën e Ramës: Deri më sot asnjë rezultat për çështjen e shqiptarëve në Luginë, vetëm përkeqësim

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, njëherit këshilltare e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook ka kritikuar kryeministrin e shtetit shqiptar, Edi Rama.


Edhe pse së fundmi në Luginën e Preshevës, partia të cilës i takon SInani realizuan fushatën për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar nën moton “Për më shumë Kosovë e Shqipëri në Luginë”, vetë Sinani përmes një postimi në facebook, ka thënë se Shqiprëria po ndikon për të keq tek shqiptarët e Luginës. 

Sinani përmes një postimi në “Facebook” tha se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të duhej të ndikonin për mirë në shqiptarët e Luginës, por që sipas saj po ndodh e kundërta, shkruan PreshevaPRESS.

Edhe pse gjatë intervistës së sajë të dhënë për emisionin Personale të gazetares Kreanre Vokshi, Sinani patë mbajtë qëndrim pro Ramës dhe e dëshpruar nga politikat e Kurtit, duket se tashmë ka ndryshuar mendje. 

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Sinanit në facebook:

Pushteti i Vuçiqit është pushtet politikisht nacionalist, kulturalisht neokonservator dhe ekonomikisht neoliberal, që fshihet pas imazhit pro evorpian por që realisht ushqen një Serbi autoritare që shkel të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike.

Kemi qenë në pritje të rezultateve konkrete nga raportet e fqinjësisë së mirë Shqipëri-Serbi. Deri më sot asnjë rezultat për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginë. Përkundrazi, vetëm përkeqësim.

Relaksimi i marrëdhënieve rajonale e sidomos midis Shqipërisë dhe Serbisë do të duhej të ndikonte edhe në përmirësimin e të drejtave dhe të ekonomisë së shqiptarëve ne Luginën e Preshevës.

Tirana duhet që pa paternalizëm të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të angazhimit të politikës shiptare në rajon për interes të përgjithshëm.

Siç duket Sinani pas publikimit ka rishikuar reagimin e saj në rrjetet sociale duke e përmirësuar tri herë atë. Në vazhdim ju sjellim të gjitha versionet e mëparshme.

Në vazhdim ju sjellim deklaratat e mëhershme rreth Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Albin Kurtit, të bëra nga Ardita Sinani në emisionin Personale të gazetares Krenari Vokshi në televizionin Dukagjini

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”