Pas akuzave të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, në drejtim të Albin Kurtit, gjatë një prononcimi në emisionin Review të Euronews Albania, sot i ka reaguar këshilltarja e Kurtit për Luginën, Ardita Sinani.
Përmes një postimi të gjatë në facebook, Sinan ka numërusr disa arsye pse Shqiprim Arifi nuk është person i cili ka të drejtë të akuzojë për tradhëti kombëtare.
Sinani në fund ka cituar thënien e njohur të Konicës.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Sinanit në facebook, të cilin e ka shoqëruar me një foto të përbashkët me Albin Kurtin:
Në vazhdën tashmë të njohur të kryetarit të Komunës së Preshevës të sulmeve të pakuptimta ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbrëmë arritën kulminacionin.
Edhepse, duke parë insistimin për të çuar në pa limit marrëzinë e tij, mbase nuk është as ky kulminacioni.
Deklarata e mbrëmshme e Sh.A. se kryeministri i Republikës së Kosovës qenka tradhëtar i kombit për shqiptarët e Luginës,
Por, kur flet për “tradhëti kombëtare” njeriu që në fillimet e tij në politikë pretendonte të ishte politikani avangard në Preshevë për “no border change”;
Për “tradhëti kombëtare” po na flet njeriu që me mburrje e thoshte se në politikën shqiptare është gabim që po trajtohet Serbia si armike, sepse sipas tij “armiqt janë kontekstual dhe kohor, e nuk mund të ketë armiq historik”
Për “tradhëti kombëtare” po na flet njeriu që akuzonte shqiptarët e Luginës që me Serbinë nuk kanë ditur të dakordohen për përdorimin e simbolit tonë kombëtar! Sepse sipas tij “çështjen e përdorimit të simbolit kombëtar duhet ta marim me relax dhe duhet të biem dakord me Serbinë për formatin e flamurit”! Pa na sqaruar asnjëherë për çfarë formati e kishte fjalën Sh.A.;
Për “tradhëti kombëtare” na flet njeriu, që në historinë e re të pluralizmit politik në Luginë, në të dy rastet e vetme të instalimit të masave të përkohshme, ishte ai i përzgjedhuri i Beogradit për të qenë në krye të organit të përkohshëm?!;
Për “tradhëti kombëtare” na flet njeriu që një mandat të plotë pajtoi të ishte kryetar i Komunës edhe me kushtin që shumicën ta përbënin 18 këshilltarë shqiptar, po aq sa e përbënin edhe opozitën, e pushtetin ia mundësonin Lista Serbe e dirigjuar nga Vuçiqi;
Për “tradhëti kombëtare” na flet njeriu që parashikoi se SHBA do ta shpallin kryeministrin Kurti persona non grata, e kur Thesari Amerikan e shpalli Aleksandar Vulinin nuk guxoi të flet një fjalë të vetme;
Për “tradhëti kombëtare” na flet njeriu që, edhe kur tërë bota përgëzoi Republikën e Kosovës në reagimin e saj kundrejt terroristëve me në krye Radojiçiqin, ai fajësonte Qeverinë e Republikës së Kosovës!;
Për “tradhëti kombëtare” na flet njeriu që në pik të mëngjesit të së dielës jetën politike ia vazhdojnë dy votat e Listës Serbe?!;
Për “tradhëti kombëtare” na flet njeriu që edhe tash kur është në limitin ligjor të mbajtjes së seancës së Kuvendit pret “bekimin” e Beogradit dhe vullnetin e gishtave të Listës Serbe, sepse shumicë shqiptare nuk ka;
Sepse nga andej është i shantazhuar, i instaluar e i dirigjuar!
Prandaj deklaratat e tij nuk përfaqësojnë Preshevën. Nuk përfaqësojnë Luginën. E aq më pak nuk përfaqësojnë shqiptarët e Luginës.
I madhi Faik Konica thoshte: “Zot ruaje Shqipërinë nga shqiptarët, sepse nga të huajt e ruajmë vet”.