Firma për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ajo edhe në Republikën Serbe, së bashku me politikanët lokal, me anë të metodave korruptive, e kishte prerë ligjin sipas dëshirave të saj, nën hetime në Austri. Kjo metodë është kopjuar edhe në shtetet e rajonit tonë dhe do të jetë shumë interesante kur lëmshi të zgjidhet deri në fund edhe në tregun e lojërave të fatit në Kosovë dhe Shqipëri.
Krerët e firmës austriake Novomatic, prodhuesit udhëheqës botëror të aparateve dhe makinave slot, siç shkruajnë mediat e huaja, janë të përfshirë në skandalin korruptiv me përmasa të papara në vendin e tyre. Kundër tyre janë iniciuar hetimet për shkak të pjesëmarrjes në emërimin e politikanit Peter Sidlo në vendin e drejtorit financiar të “Casinos Austria” dhe kjo vetëm vërteton dyshimet se të njëjtin modus operandi e kanë aplikuar edhe në Republikën Srpska. Kjo aferë i mbështeti supozimet e organizatorëve vendor të lojërave të fatit se prapa ndryshimeve skandaloze ligjore qëndrojnë interesat e grupeve të huaja lobuese, e para së gjithash të atyre nga Austria. Tani kur është evidente se nga korrupsioni nuk ngurojnë as në terrenin vendor, vetëm mund të supozohet se deri ku arrijnë veprimet e tyre të paligjshme në Republikën Srpska dhe Maqedoninë Veriore, ashtu që do të jetë shumë interesante të shihet se si do të përfundojë situata në fushën e lojërave të fatit edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Ish lideri i Partisë Libertariane të Austrisë (FPÖ) Heinz-Christian Strahe dhe dora e tij e djathtë, ish shefi i klubit parlamentar të kësaj partie në parlamentin austriak dhe ish zëvendëskryetari i bashkësisë së Vjenës, Johann Gudenus, siç qëndrojnë gjërat, së bashku me bashkëpronarin e firmës Novomatic, Herald Neumann, janë të përfshirë në një marrëveshje politike: emërimin e politikanit Peter Sidlo në vendin e drejtorit financiar të “Casinos Austria”, në këmbim për inicimin e ndryshimeve ligjore të cilat do t’i sigurojnë kompanisë së biznesmenit Johann Graf licencat e nevojshme për organizimin e lojërave elektronike.
Shkalla dhe serioziteti i alarmit të ngritur në Austri për shkak të një skandali tjetër korruptiv, më se miri ilustrohet me faktin se Partia Popullore e Sebastian Kurz bëri thirrje për vërtetimin e shpejtë të fakteve sa i përket ndërlidhshmërisë së kompanisë Novomatic dhe majës së Partisë Libertariane, për të cilën kjo nuk është hera e parë që kontrakton punë në terrenin ilegal në emër të shtetit, por për llogarinë e saj.
Për dyshueshmërinë e emërimit të politikanit Sidlo, përndryshe anëtarit të FPO-së, në vendin e drejtorit financiar të „Casinos Austria“, parlamentit i është tërhequr vëmendja në mënyrë anonime, në bazë të faktit se politikani Sidlo, së bashku me anëtarin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit së Austrisë dhe, për një kohe të shkurtër, këshilltarin financiar të Partisë Libertariane, Markus Tschank dhe zëdhënësin e Grupit Novomatic, Bernhard Krumpel, ka pasur në pronësi të përbashkët firmën Polimedia GmbH, e cila është likuiduar kah mesi i vitit 2018. Në mbështetje të faktit se kemi të bëjmë me korrupsion, shkon edhe informata se politikani Sidlo, para “avancimit” ka qenë drejtor financiar në kompaninë Sigma Investment, e cila ka pasur vetëm tetë punonjës dhe ka realizuar një fitim vjetor prej 43,500 euro dhe se në krye të financave të koncernit Casinos Austria, i cili ka 4,200 punonjës dhe një qarkullimin vjetor prej katër miliardë eurosh, ka ardhur pa kurrfarë përvoje menaxheriale në këtë fushë.
Duke parë se kemi të bëjmë me një ujdi tejet kontestuese, e për më tepër kur politikani Sidlo nuk ka kurrfarë kualifikimesh për këtë pozitë, Prokuroria Shtetërore për Luftë kundër Korrupsionit të Austrisë, urdhëroi kontrollin e banesave të ish liderëve të Partisë Libertariane të Austrisë dhe banesave dhe zyrave të drejtorit të firmës Novomatic, Harald Neumann, si dhe të vetë politikanit Sidlo. Sipas pohimeve të gazetës gjermane Kronen Zeitung, procedura do të udhëhiqet edhe kundër pronarit të firmës Novomatic, Johannes Graf, si dhe kundër ish sekretarit për financa të Partisë Libertariane të Austrisë.
Dyshimi se Strahe i premtoi firmës Novomatic ndryshimet e dëshiruara ligjore në kohën kur partia e tij të vijë në pushtet, me kusht që pronarët e firmës Novomatic, si aksionarët e „Casinos Austria“ të sigurojnë që Sidlo të vijë në vendin e drejtorit financiar të këtij koncerni, plotësisht përputhet me atë që ka ndodhur në Republikën Srpska në muajt e kaluar. Duke pasur parasysh të gjitha ato që Novomatic është në gjendje të organizojë në Austri, as nuk duhet të na habisë lehtësia me të cilën kjo kompani rirregullon rendin juridik edhe në rajonin tonë, pasi që një skenar të ngjashëm kemi mundur ta shohim edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri.
Atëherë kur Qeveria me anë të ndryshimeve ligjore i mundësoi Lotarisë së RS-së që të krijojë monopolin në tregun e lojërave të fatit, dhe pastaj miratoi Rregulloren e cila nuk është asgjë tjetër përveçse një tender i rregulluar për firmën private e cila, sipas ligjit, duhet të angazhohet nga Lotaria për organizimin e lojërave elektronike, të gjithë ata që kanë sado pak njohuri për këtë industri e kanë pasur të qartë se shtetarët e Republikës Srpska punojnë në emër të lobistëve të huaj, e jo të qytetarëve të këtij vendi.
Qëllimi që për çdo kusht të krijohet hapësira për përfitimet e kompanive të huaja, në sytë e ligjvënësve i ka justifikuar mjetet në formë të krijimit së monopolit dhe stimulimit të personave të mitur që të praktikojnë bastet, përkundër faktit se ndryshimet ligjore për të cilat insistoi pushteti i RS-së kanë qenë jo vetëm kundërkushtetuese, por edhe në kundërshtim me qëndrimet themelore të Bashkimit Evropian për tregun e lirë, heqjen e monopoleve dhe konkurrencën e ndershme, si dhe me standardet bashkëkohore të arritura në mbrojtjen e lojtarëve, grupeve të cenueshme dhe organizimin e përgjegjshëm të lojërave të fatit.
Asgjë nga këto nuk i pengoi që të miratojnë Rregulloren për kushtet për dhënien e pëlqimit për Lotarinë e Republikës Srpska për themelimin e ndërmarrjes për organizimin e lojërave të fatit, në të cilën kriteret e numëruar parashikojnë se firma e angazhuar private duhet të përmbush kushtet financiare të cilat janë 30 herë më të mëdha se ato të përmbajtura në tenderin më të madh në lojërat e fatit deri më tani, të shpallur në Argjentinë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh temën për të cilën kumbojnë mediat austriake, përkatësisht të gjitha ato që Novotec është në gjendje të organizojë në Austri, as nuk duhet të na habisë lehtësia me të cilën kjo kompani e riorganizon rendin juridik në Republikën Srpska.
Paralajmërimet e organizatorëve të licencuar në vend se këto janë veprime të paligjshme dhe tejet të rrezikshme të prapaskenës të majës së shëtit, të cilat do të çojnë në përmbysjen e tregut dhe sundimit të ligjit, për gjithë këtë kohë i janë atribuuar ekzagjerimit dhe “vlerësimeve të gabuara” të ALPIS-it, i cili e “kundërshton pajustifikueshëm një ligj të cilin e kanë edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit”. Tani kur nga Austria, shteti amë i firmës Novomatic, i cili është ligjërisht shumë më e rregulluar, vijnë pretendimet se kjo kompani nuk ngurron që të korruptojë pushtetin në mënyrë që të sigurojë miratimin e ligjit i cili shkon në favor të afarizmit të saj, po bëhet gjithnjë e më e qarte se kush i ka mashtruar qytetarët e Republikës Srpska.
Për dallim nga opinioni publik vendor i cili është i tmerruar nga shkrimet rreth marrëveshjes midis politikanëve austriak nga Partia Libertariane dhe aksionarëve të “Casinos Austria” – kompanisë Novomatic, e cila në këtë koncern kishte një pjesëmarrje prej 17 përqind, deputetët austriak nuk u befasuan nga paraqitja e emrit të Heinz Christian Strahe edhe një aferë tjetër të korrupsionit, por gjithashtu, për dallim nga kolegët e tyre në RS – nuk kanë qëndruar duarkryq.
Domethënë, atëherë kur ish nënkancelari i Austrisë dhe Gudenus, dy vite më parë, në biografinë e tyre shënuan edhe rolin kryesor në video incizimin nga Ibiza, në të cilin shihet se si mbesës së pretenduar të miliarderit rus i ofrojnë punë shtetërore në këmbim për mbështetjen financiare për partinë e tyre, pasi që ai u bë publik, të dy dhanë dorëheqje në funksionet e tyre, ndërsa parlamenti e votoi mosbesimin ndaj Qeverisë së kryeministrit Sebastian Kurz.
Kësaj radhe, menjëherë pas emërimit kontrovers të politikanit Peter Sidlo në Bordin e Drejtorëve të kompanisë Kasino Austria, deputeti i Partisë Liberale NEOS, Sepp Schellhorn, me një pyetje të gjatë dhe shumë të detajuar, kërkoi nga ish ministri i financave nga Partia Libertariane, Hartwig Leger, që të arsyetojë përse dhe si është vendosur që pikërisht politikanit Peter Sidlo t’i besohet funksioni i drejtorit financiar të firmës Casinos Austria.
Duke iu drejtuar anëtarëve të Qeverisë, Schellhorn rikujtoi se shteti i Austrisë, si bashkëpronari kryesor i ndërmarrjes Casinos Austria, është i detyruar të sigurojë transparencën absolute dhe rezultatet më të mira të mundshme afariste të kompanive vendore, në interesin më të mirë të tatimpaguesve. Ai vuri në dukje se ndërmarrjet shtetërore duhet t’i shërbejnë interesit të përgjithshëm, e jo të bëhen vetëshërbime për partitë në pushtet, si dhe që patjetër duhet të parandalohet që paratë nga kompanitë shtetërore të derdhen drejtpërdrejtë në arkat partiake. Dilema e vetme tani është nëse deputetet e Parlamentit të Republikës Srpska do të reagojnë në mënyrë të njëjtë duke e përmbushur kështu detyrimin e tyre kushtetutës të kontrollit të veprimeve të Qeverisë, apo do të rezultojë se, për dallim nga Austria, Novomatic në Republikën Srpska, siç tha Strahe në videon nga Ibiza – me të vërtetë mund të paguajë gjithçka.