0.44 km²: Ky është shteti më i vogël në botë

Vendi më i vogël në botë është Vatikani, i njohur edhe si Selia e Shenjtë. Me vetëm 0.44 kilometra katrorë, Vatikanit është shteti më i vogël në botë sipas sipërfaqes së tokës.


Ky shtet përshtatet tërësisht brenda kryeqytetit italian të Romës dhe është qendra e Kishës Katolike. Është gjithashtu shtëpia e kishës më të madhe në botë – Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila mban disa nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes.

Vatikani zë një hapësirë prej 0,44 km2 dhe ka diku 850 banorë. Kryetar i shtetit është Papa, i cili ushtron fuqinë e ligjvënies, zbatimit të ligjit dhe fuqinë gjyqësore. Gjuhë zyrtare është Italishtja.

Të ardhurat e tij vijnë nga kontributet vullnetare të mbi 1 miliardë anëtarëve të Kishës Katolike Romake në mbarë botën.  Pjesa tjetër e ekonomisë të tij vjen nga shitja e pullave postare, kujtimeve turistike dhe tarifat e pranimit të muzeve.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi