Shteti gjerman i kërkon falje zyrtarisht Polonisë

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u ka kërkuar falje polakëve për mizoritë gjermane të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Steinmeier dhe liderë të tjerë botërorë ndodhen në Poloni për të kujtuar 80 vjetorin e shpërthimit të luftës.

“Unë përkulem para viktimave që u shkaktuan nga sulmi mbi Wielun. Unë u bëj homazhe viktimave polake që u shkaktuan nga tirania gjermane dhe kërkoj falje”, ka thënë Steinmeier.

Polinia është një nga vendet që ka pësuar më së shumti në Luftën e e Dytë Botërore, nga Nazizmi gjerman dhe komunizmi bolshevik rus.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?