Sot pas gati se një muaj nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Preshevë, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme mban mbledhje.
Që nga data 20.07.2020 kur është mbajtur mbledhja e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në Preshevë për shkak të situatës me pandeminë Covid19, sot është mbajtur mbledhja e radhës.
Edhe përkundër prishjes së koalicionit qeberisës nga ana e LRPDSH-së, në mbledhjen e sotshme kanë marrë pjesë edhe drejtori i Qebdrës për punë sociale, Liridon Latifi dhe drejtori i bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” Reshat Neziri, të dy nga radhët e LRPDSH-së.
Në ftesën e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme për rendin e ditës kanë qenë të propozuara 4 pika të rendit të ditës:
- Raporti i punës së shtëpisë së shëndetit në Preshevë, gjatë situatës së jashtëzakonshme prej 20.07.2020 deri më 18.08.2020.
- Raporti i punës i Drejtoratit për inspekcion në Preshevë gjatë situatës së jashtëzakonshme prej 20.07.2020 deri më 18.0i.2020.
- Konkluzioni i Shtabit komunal për situatën e jashtëzakonshme për lehtësimin e masave të urdhëruara nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme.
- Të ndryshme
Gjatë kësaj mbledhje është bërë harmonizimi i masave të ndërmarra nga Shtabi me vendimin e Qeverisë së Serbisë për puftimin e pandemisë Covid19.
Kjo mbledhje vjen pas protestës së mbrëmshme nga bizneset lokale të gastronomisë në Preshevë, duke i larguar në mënyrë të njëanshme kufizimin e orarit të punës.
Si pjesë e harmonizimit të masave për luftimin e pandemisë Covid19 me vendimin e Qeverisë së Serbisë, Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka lehtësuar kufizimet për orarin e punës së bizneseve në fushën e gastronomisë duke i lejuar ato të punojnë deri në orën 21:00, derisa terasat deri në ora 23:00.
Këto masa të marra sot do të monitorohen për 72 orë, në rast të mosrespektimit tē masave do të pasojnë masa kufizuese edhe më rigoroze.
Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Komunës së Preshevës në faqen e saj në facebook: