“SHQIPTARËT PO SHPËRNGULEN DHUNSHËM NGA LUGINA”, THONË DEPUTETËT KOSOVARË

Diskriminim dhe shkelje e madhe po u bëhet shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare në Serbi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kështu është vlerësuar sot në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.


Tema kryesore e kësaj mbledhje padyshim se ishte diskutimi rreth kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës.

Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani përmendi një varg ngecjesh të statusit të shqiptarëve atje.

“Ka ra numri i nxënësve, numri i popullsisë për shkak të presionit të Serbisë për tu shpërngulur shqiptarët nga Lugina. Kërkesat e shqiptarëve kanë qenë që të bashkohen me Kosovën dhe ata ndjehen të tradhtuar nga institucionet e Kosovës për shkak të mos mbështetjes”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, gjendja e shqiptarëve është më e keqe se sa që ishte para 4 vitesh.

“Shqiptarët atje po diskrimohen në arsim, shëndetësi. Po u bëhet presion për me lëshu vendin nga Serbia”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, deputeti i LVV-së, Smajl Kurteshi theksoi se pas takimit që zhvilluan me Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve, u konfirmoi se gjendja është shumë e rëndë.

“Në institucionet arsimore ka diskrimin në kuadrot profesionale pasi që nuk po u pranohen diplomat e Univesireteteve të Kosovës dhe s’po mundon të japin mësim nëpër shkolla”, ka deklaruar ai.

Më tej, Kurteshi përmendi edhe rastin e Spitalit të Vranjës, ku po bëhet shkelje e madhe ndaj shqiptarëve.

“Në spitalin e Vranjës ka 600 të punësuar, 40% e pacientëve janë shqiptarë, ndëresa aty punon vetëm një shqiptar. Në Komunën e Medvegjë, 80 punëtorë serbë dhe 3 shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit, përmendën edhe faktin se si në Kadastrën të Luginës nuk punon asnjë shqiptarë sepse aty, sipas tyre, po tentohet të bëhet edhe “de jure” shpërngulja e ligjshme duke u larguar nga regjistrat.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”