Pas shkarkimit të Ardita Sinanit si kryetare e komunës së Preshevës, Kuvendi komunal ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të komunës Shqiprim Arifi.
Me 20 vota Pro, kshilltarët komunal votuan për kryetar të Komunës së Preshevës.
Në seancën e IV-të, e cila u mbajt pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Preshevës përveç kryetarit të është emëruar edhe zëvendëskryetari dhe anëtarët e Këshillit Komunal.
Pas emërimit të kryetarit të Komunës, Kuvendi ka vazhduar votimin për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Komunës
së Preshevës.
Per zëvendëskryetar të Komunës së Preshevës në koalicionin mes APN-së dhe LR-së është zgjedhur Almin Shaqiri, këshilltar nga Alternativa për Ndryshim.