SHPALLET LISTA E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR NDËRMARJET PRIVATE NË PRESHEVË

Shpallet Vendimi i përfituesve të mjeteve të pakthyeshme për subvensionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2019.

Në bazë të Konkursit të realizuar nga Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, subjekteve ekonomike të komunës së Preshevës, gjegjësisht shtatë ndërmarrjeve i ndahen gjithsej afër 17.000.000 dinarë mjete të pakthyeshme.

Qëllimi i këtij Konkursi ka qenë financimi i pajisjeve/maqinerive për subjektet ekonomike të cilat kanë tendencë rritjen e prodhimtarisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Nga 9 subjekte ekonomike të paraqitura në konkurs, 7 prej tyre morrën pikët e mjaftueshme pë t`u ranguar të parat.

  1. Metal VM DOO – shuma e përfituar: 2.998.153,00 din
  2. Vijator DOO – shuma e përfituar: 2.982.556,50 din
  3. WES Lime DOO – shuma e përfituar: 3.000.00,00 din
  4. SZR Driloni – shuma e përfituar: 3.000.00,00 din
  5. Qumështorja Doda – shuma e përfituar: 1.020.080,54 din
  6. LESNA DOO – shuma e përfituar: 2.995.825,00 din
  7. Estetika 2017 – shuma e përfituar: 1.000.000,00 din

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”