Presidenti i Nagorno-Karabakut, Araik Harutjunjan, ka shpallur gjendje lufte në Arcah.
“Presidenti i Republikës së Nagorno-Karabakut, Arajik Harutyunyan, ka nënshkruar vendimin për kufizimin e përkohshëm të të drejtave dhe lirive në kushtet e gjendjes së luftës të shpallur në territorin e Republikës së Arcah (Nagorno-Karabakh)” raporton agjensioni shtetëror i lajmeve RIA Novosti.
Sipas vendimit kufizohen disa nga të drejtar dhe liritë e njeriut, duke ndaluar kështu tubimet dhe grevat.
“Përveç kësaj, puna e organizatave të përfshira në propagandë ose aktivitete të tjera të drejtuara kundër aftësive mbrojtëse dhe sigurisë së Republikës së Arcach është pezulluar” thuhet në kanalin Telegram.
Ministria e Brendshme dhe Shërbimi i Sigurisë Kombëtare të Republikavës së Nagorno-Karabakut, e cila nuk është njohur, janë përgjegjëse për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të të drejtave dhe lirive të përcaktuara me vendimin e Presidentit.
Sot më herët, Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë hyrë në zonën e përgjegjësisë së misionit paqeruajtës rus në Nagorno-Karabakh dhe ka kryer katër sulme në formacionet e armatosura të Nagorno-Karabakh, duke përdorur dron Bajraktar TB2 pranë fshatit Furuh.
Arcah, zyrtarisht Republika e Arcah-ut ose Republika e Nagorno-Karabakh-ut, është në fakt një shtet i pavarur në Kaukazin e Jugut, të cilin Azerbajxhani e konsideron pjesë të territorit të tij.