Ndryshon ora, nesër do të flejmë një orë më pak gjumë

Të dielën do t’i rikthehemi sërish llogaritjes verore të kohës që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të nxehtë deri në tetor. Akrepat e orës nesër do të lëvizin 60 minuta para.


Ndërrimi do të ndodhë në orën 2 pas mesnatës, ku akrepat lëvizin duke shënuar orën 03:00. Pra do të fitojmë një orë më shumë dritë dhe do të flejmë një orë më pak.

Ora verore ndikon në kursimin e energjisë elektrike, dhe kjo ka qenë arsyeja edhe që u aplikua fillimisht. Gjithashtu ajo ndikon pozitivisht edhe në uljen e ndotjes mjedisore, duke reduktuar ndjeshëm çlirimin e gazrave toksikë në ajër.

Related posts

Mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta gjatë javës

Formula e Schumacherit e vitit 2001 shitet për një çmim të çmendur

Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

/