SHPALLEN ZGJEDHJET LOKALE, VENDIMI PËRJASHTON PRESHEVËN DHE MEDVEGJËN

Kryetarja e Kuvendit Republikan të Serbisë, Maja Gojkoviq, ka shpallur sot zgjedhjet për kuvendet e qyteteve dhe komunave për ditën 26 prill. Zgjedhjet lokale do të mbahen së bashku me ato parlamentare dhe krahinore. 


Pas nënshkrimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, ajo në holin e Parlamentit Republikan ka thënë se ky vendim nuk vazhdon për kuvendin e qytetit të Zajeçarit, Borit dhe Beogradit, e as për kuvendet e komunës së Preshevës, Medvegjës, Negotinit, Arangjellovcit, Majdanpekit, Lluçanes, Kullas, Dolevacit, Klladovës, Mionicës dhe Smedereva Pallankës, komuna në të cilat janë realizuar zgjedhje të jashtëzakonshme lokale mes vitit 2017 dhe 2019.

Gojkoviq ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të dalin në zgjedhjet e rregullta më 26 prill, kur edhe do të kenë të drejtë që përmes votës së tyre të vendosin për qeverisjet e ardhshme në lokal dhe zhvillimin e tyre, derisa ka ftuar që kandidatët të ofrojnë vizionet e zhvillimit për votues e jo gjuhë të urrehthes për kundërshtarët.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën