Në Shqipëri ka shkuar në 16 sot numri i viktimave nga Covid-19.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, tha se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.
“78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë”, tha ajo, përcjell tch.
Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.
Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76.
Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.