Anulohen 2 milionë fluturime deri më 30 qershor

Më shumë se dy milionë fluturime janë anuluar për shkak të pandemisë koronavirusit deri në fund të qershorit, duke shkaktuar humbje prej rreth 252 miliardë dollarë, sipas ueb faqes së Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).


Anulimet e fluturimeve janë një nga masat e ndërmarra nga agjencitë ndërkombëtare të linjave ajrore në vazhdën e pandemisë COVID-19, dhe të tjerat janë marrë për të mbrojtur punonjësit dhe pasagjerët.

“Qëndroni të fortë. Ne do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të vazhdojmë ta lidhim botën,” tha shefi ekzekutiv i IATA Alexander de Juniak.

Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) deklaron se është bërë një listë e aeroporteve të vendosura në zonat më të rrezikshme, ku mundësia e transmetimit të virusit është shumë e lartë.

Lista përfshin të gjitha aeroportet në Iran, Korenë e Jugut, Turqi, provincën Hubei t ë Kinës, si dhe aeroportet nga rajonet më të privuara nga Italia, Spanja, Austri, Franca, Gjermania dhe disa shtete të SHBA.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?