Shkolla fillore në Preshevë shkurton orët e mësimit për muajin e Ramazanit

Për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit, shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka vendosur të shkurtojë orët e mësimit.


Kjo masë është ndërmarrë për të lehtësuar procesin mësimor për mësimdhënësit, punonjësit ndihmës dhe nxënësit që agjërojnë gjatë këtij muaji të bekuar.

Në një njoftim të publikuar nga shkolla, theksohet se kjo vendimarrje ka për qëllim krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për të gjithë ata që ndjekin praktikën e agjërimit.

Drejtuesit e shkollës kanë uruar që ky muaj të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjithë.

Related posts

Pikë kalimi Miratoc – Llojan mbi 30 vite i mbyllur

KKSH në Preshevë ekspozon artefaktet e Referendumit të 1 dhe 2 marsit

Shoqata “Dituria” në Preshevë ka organizuar diskutim mbi median dhe rolin e sajë në Luginë