Shkencëtarët thonë se qëndrimi në diell dhe ajër të pastër zvogëlon rrezikun nga koronavirusi

Shpenzimi i kohës në ajër të pastër dhe në diell mund të zvogëlojë rrezikun e të infektuarit nga koronavirusi, pohon shkencëtari nga Britania e Madhe.


Sipas mediave të huaja, njerëzve u lejohet të kalojnë kohën në ambiente të jashtme – për aq kohë sa ata mbajnë distancë me të tjerët.

Profesori Alan Penn, anëtar i Grupit Shkencor për Emergjenca në Qeveri, (SAGE) siguroi që rreziku i “kapjes” së virusit është më i ulët për njerëzit që kalojnë kohën nëpër parqe.

“Shkenca sugjeron se të qëndruarit jashtë në diell, me ajër të pastër, është metodë kundër transmetimit të virusit”, ka thënë Penn.

Shkencëtarët e tjerë thonë se ‘pajtohen plotësisht’ me profesorin Penn, dhe sugjerojnë që njerëzit ta shpenzojnë kohën jashtë, aty ku virusi ka më pak të ngjarë të mbijetojë.

Njerëzit kanë më shumë gjasa të ‘kapin virusin’ në hapësira të mbyllura me njerëz të tjerë, ku ventilimi është i dobët dhe të tjerët prekin rregullisht të njëjtat sipërfaqe.

Related posts

Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni

Uji me limon në mëngjes – zakoni me përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore

Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

/