Trupa gjykuese përbëhej nga tre anëtarë dhe vendimi u morr me miratimin e dy prej tyre dhe kundërshtimin e një anëtari të gjykatës. Sipas vendimit administrata Trump shkeli statusin federal me përpjekjen për t’i dhënë fund programit i cili shtyn veprimin për deportim të fëmijëve të sjellë në mënyrë të paligjshme në SHBA nga prindërit e tyre, pa i shpjeguar në mënyrë e duhur arsyet pse.
Gjykata e Lartë po vlerëson ankimin e administratës Trump ndaj vendimeve të gjykatave të një shkalle më të ulët, të cilat gjithashtu urdhëruan që DACA të qëndrojë në fuqi. Gjykatësit nuk kanë caktuar ndonjë datë për ndërmarrjen e veprimeve mbi këtë çështje.
Nëse Gjykata e Lartë vendos të dëgjojë ankimin, nuk pritet një vendim mbi këtë çështje deri në vitin 2020./VOA/