SHBA DHE IRANI MË AFËR LUFTËS

Tensionohet gjendja në lindjen e mesme dhe gjirin persik e mëtej, Departamenti i Shtetit Amerikan ka urdhëruar personelin joesencial të ambasadës amerikane në Bagdad të largohet nga vendi menjëherë.


Njoftimi i publikuar në faqen e ambasadës sot vie pasi Shtëpia e Bardhë ka zbuluar kërcënime urgjente të reja nga Irani dhe grupe terrorriste të ndërlidhura me ta në rajon që kanë synim sulmin e amerikanëve dhe pikave të interesit amerikan.

Të dielën ambasada amerikane në Bagdad lajmëroi dhe këshilloi qytetarët amerikan të anashkalojnë udhëtimin për në Irak duke u arsyetuar me përkeqësimin e situatës.

Marrëdhëniet mes dy palëve janë përkeqësuar pasi që Presideni i SHBA’ve Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja shumë palëshe rreth programit nuclear të Iranit vitin e kaluar, po ashtu kthimi i sanksioneve nga SHBA’të.

Udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se pasurimi i uraniumit dhe arritja e armatimit të tij është hapi i radhës dhe kërcënoi se do të arrijnë këtë synim në 60 ditët e radhës nëse nuk ka marrëveshje të re me fuqitë botërore.

Përkeqësimi dhe sulmet u nisën këtë javë kur së pari u sulmuan katër anije në Emirate e Bashkuara Arabe, dhe dje u sulmuan me dron dy pika në tubacionin  East West në Arabinë Saudite, ku përgjegjësinë për sulmin e morën Huthi rebelët nga Jemeni, që kanë lidhje të ngushta me Iranin.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët të hënën rreth Iranit, “a po shkojmë drejt luftës me Iranin? A po kërkoni ndryshim regjimi atje?” e presidenti u përgjigj me “nuk do të kalojnë mirë nëse provojnë diçka, ata do të vuajnë shumë”.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif