Këtë e ka kumtuar Agjencia Federale për Punësim e Gjermanisë duke pretenduar se edhe më tutje kërkohen punëtorë të kualifikuar me shkollim të mesëm.
“Tregu është edhe më tutje i ndjeshëm. Rritja ekonomike mund të dobësohet. Numri i vendeve të zbrazëta të punës në fillim të vitit ka rënë, mirëpo kjo është e lidhur me lëvizjet sezonale. Në krahasim me vitin e kaluar është shënuar rritja e kërkesës për punëtorë”, ka thënë Alexander Kubis nga Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës (IAB), transmeton Index.hr.
Sipas të dhënave më të reja, për 170 të punësuar vijnë 100 vende të zbrazëta pune..
Kërkesa më e madhe është në sektorin e veprimeve shërbyese, pas të cilit pasojnë ndërtimtaria dhe shëndetësia.
Kërkesa më e madhe është për punëtorë me arsimim të mesëm dhe superior, mirëpo edhe më tutje mbretëron kërkesa e madhe për inxhinierë në sektorin e kimisë, makinerisë dhe ndërtimtarisë.